Franca mund Paraguayn dhe kalon më tej në Botëror, por sjellja e arbitrit i habiti të gjithë!

Franca ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Paraguain me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje shumë të luftuar në fazën e 1/8-ve. Sfida, e zhvilluar në Filadelfia, u karakterizua nga ritmi i lartë, përballjet e forta fizike dhe temperaturat e larta, që e bënë edhe më të vështirë për të dyja skuadrat.

Paraguai u mbrojt me disiplinë gjatë pjesës më të madhe të takimit, duke i mbyllur hapësirat sulmit francez dhe duke rezistuar ndaj presionit të vazhdueshëm. Megjithatë, momenti vendimtar erdhi në minutën e 70-të, kur arbitri akordoi një penallti pas ndërhyrjes ndaj Désiré Doué. Pas konsultimit me VAR-in, përgjegjësinë e mori Kylian Mbappé, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe realizoi golin që vulosi fitoren e “Gjelave”.

Në minutat e mbetura, Paraguai tentoi të rikthehej në lojë, por mbrojtja franceze dhe portieri Mike Maignan ruajtën avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare. Me këtë sukses, Franca vazhdon rrugëtimin drejt titullit botëror dhe në çerekfinale do të përballet me Marokun, në një duel që pritet të jetë ndër më interesantët e turneut. Nga ana tjetër, Paraguai largohet me kokën lart, pasi zhvilloi një paraqitje dinjitoze dhe i vuri në vështirësi një prej favoritëve kryesorë për trofeun. Por në këtë përballje skenën e mori arbitri që fali gjithçka te Paraguay duke mos ndëshkuar askënd dhe duke ndëshkuar vetëm Francën. /Sport Ekspres/