“Francezëve u pëlqen të ankohen”, Mbape i përgjigjet kritikave: Francezët lumturohen kur nuk janë të lumtur

Kilian Mbape është vënë në qendër të kritikave së fundmi. Përpos faktit se te Reali i Madridit e përfundoi sezonin pa trofe, sulmuesi francez u gjykua për sjelljen e tij jashtë fushe. Në një intervistë për “Vanity Fair”, Mbape ka thënë se kjo është edhe një çështje kulturore. Sipas tij, francezët janë një popull që u pëlqen të ankohen dhe në këtë kategori përfshin edhe veten e tij.

“Është çështje kulture. Ne jemi francezë. Francezëve u pëlqen të ankohen, u pëlqen të jenë të pakënaqur. Ne jemi krijuar të tillë. Dhe francezët që gjykojnë francezët e tjerë, gjithmonë ka qenë kështu. Francezët ndoshta janë më të lumtur kur nuk janë të lumtur. Ne kritikojmë gjithçka, dhe unë them të njëjtën gjë për veten time”, është shprehur Kilian Mbape./Sport Ekspres/