PSG ka arritur të përmbys Totenhemin dhe të fitojë në fund finalen e Superkupës. Menjëherë pas fitores nga ruleta ruse, trajneri i PSG, Luis Enrique, u shpreh me sinqeritet se ekipi i tij nuk e meritonte fitoren.
“Sa çmenduri! Kjo është fjala e duhur, çmenduri. Duhet të them se jam shumë i lumtur. Nuk mendoj se e meritonim të fitonim, sepse ka një ndryshim të madh midis një skuadre si Tottenham, e cila bëri shumë stërvitje, dhe nesh, që bëmë vetëm pesë seanca stërvitjeje. Është kaq ndryshe, mendoj se kjo është një mrekulli”, tha Enrique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/