Gerhard Progni kthehet në çështje me pagat që nuk i janë dhënë, FIFA i bllokon merkaton ekipit shqiptar

Gerhard Progni kthehet në çështje me pagat që nuk i janë dhënë, FIFA i bllokon merkaton ekipit shqiptar

Gerhard Progni është kthyer në çështje te ekipi shqiptar i Kosovës, Llapi. Këta të fundit i kishin disa borxhe për pagat e padhëna në disa muaj dhe lojtari zgjodhi që ta dërgonte çështjen në FIFA. Në bazë të rregullores, FIFA i dha të drejtë Prognit duke e detyruar Llapin që t’ia paguante pjesën e mbetur të pagave për një periudhë të shkurtër kohore.

Pas kjo nuk ndodhi, sipas asaj që raporton “Gazeta Blic Sport”, FIFA ka marrë vendimin për të bllokuar merkaton e Llapit derisa të zgjidhet e gjitha çështja me Prognin. Edhe avokatin i lojtarit, Arsen Selmanaj, ka konfirmuar në median e njohur sportive në Kosovë se Llapit i është bllokuar merkato për shkakun e Prognit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/