“Gjëja më e shtrenjtë”! Një lojtar i mirë dhe një shqiptar po aq i mirë, ky është Mario Mitaj

Mario Mitaj është lojtari që na ka ngrohur zemrën me performancat e tij. Një lojtar që në të ardhmen pritet të luajë në kompeticionet më të rëndësishme të Europës. Por përveçse është një lojtar i mirë, Mitaj është edhe një shqiptar i mirë.

Baza tradicionale e shqiptarëve, të cilën duhet ta mbajmë fort dhe duhet të krenohemi, është familja. “Gjëja më e shtrenjtë”, shkruan Mitaj, duke postuar një fotografi së bashku me familjen e tij. /ElioHajdari-Sport Ekspres/