Shqipëria vuan për një sulmues! Kur po afron gjithmonë e më shumë periudha e ndeshjeve të marsit, Kombëtarja ka disa probleme. Kryesisht në majën e sulmit, teksa Armando Broja vazhdon ende rikuperimin nga dëmtimi i fundit.
Për fatin e mirë ka disa sinjale të mira se Broja do të rikthehet në fillimin e marsit, por për shkak të dëmtimeve të shpeshta, nuk garantohet prezenca e tij për takimet e para kualifikuese të Botërorit. Një sulmues që shihej me potencial të madh është Kristian Shpendi.
Por ky i fundit do të mungojë sërish te Shqipëria dhe këtë herë jo për shkak të Silvinjos. Pas dëmtimit të fundit të pësuar, Kristian Shpendi do të mungojë për një muaj e gjysmë. Pra në bazë të kësaj kohe mund të thuhet zyrtarisht se është e pamundur përfshirja e tij në listë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/