Harry Kane-n e kalon edhe Gjimshiti, kapiteni i Shqipërisë shërbehet më shumë në zonën kundërshtare

Harry Kane nuk po kalon një formë të mirë në kërë EURO2024. Sulmuesi anglez ka shënuar vetëm një gol në këto dy ndeshje, duke mos u shërbyer sa duhet në zonën kundërshtare. Sipas një statistike të publikuar nga “Squakwa”, Kane,në dy ndeshjet e para, e ka prekur vetëm 2 herë topin në zonën e rreptësisë së ekipit kundërshtarë.

Më mirë se ai ka bërë edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Kombëtares e ka prekur gjithsej topin 3 herë në zonën kundërshtare. Të njëjtën statistikë e gëzon edhe mbrojtësin slloven, Bijoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/