40-veçari që luan në ligën e dytë ishte makthi i Spanjës, portieri shpërthen në lot në debutimin e tij të ëndrrave

Spanjë-Kepi i Gjelbër ka përfunduar me shifrat 0-0. Një ndeshje ku pyetja që çdo sportdashës shtronte ishte: “Sa gola do të shënojë Spanja”, në fund përfundoi me rrjeta të paprekura. Nëse ka një arsye për këtë rezultat historik të Kepit të Gjelbër, atëherë ajo është portieri Vozinja.

Ky i fundit realizoi një debutim që nuk do ta kishte imagjinuar as në ëndrrat e tij më të bukura. 40-vjeçari që luan në ligën e dytë portugeze kreu plot 7 pritje vendimtare ndaj Spanjës. Pritjet e tij i dhanë Kepit të Gjelbër barazimin 0-0, duke shënuar një ditë historike për Kombëtaren afrikane.

Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, portieri Vozinja nuk mundi t’i kontrollonte dot emocionet e tij. Lotët që rrodhën nga sytë e tij ishin një dëshmi e qartë e pasionit dhe se çfarë simbolizon kjo paraqitje ndaj Spanjës për të e për kombin e tij./Sport Ekspres/