Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Serbisë në Air Albania. Një ndeshje që pritet me shumë emocione nga tifozët shqiptarë, ndërsa do të ketë edhe vëmendje të gjerë në Europë për vetë ndikimin që ka ky takim. Më poshtë do të ndiqni atmosferën nga Tirana.
18:25/ Në Tiranë hapet banderola, hasmi i vjetër nuk bëhet kurrë miku i ri
18:00/ Në shesh ka nisur dasma shqiptare, me qeleshe dhe krahë për krahë njëri-tjetrit, të gjithë janë duke festuar.
17:30/ Në shesh po festohet kuqezi. Një prej pjesëtarve që po i binte daulles, në një moment ka pushuar pak duke nisur që të shajë serbët nga motra.
16:30/ Kënga Mora Fjalë pushton zemrat e tifozëve të Shqipërisë, e këndojnë para ndeshjes me Serbinë.
Ora 16:00/ Tifozët kuqezi janë grumbulluar dhe po japin spektakël. Turma ka filluar që të thërras UCK, UCK, UCK dhe nuk mungojnë as thirrjet kundër Serbisë.