Hidhet shorti historik i Champions League! Liverpul-Milan, Man City- PSG, Real-Dortmund, mësoni të gjitha përballjet

Hidhet shorti historik i Champions League! Liverpul-Milan, Man City- PSG, Real-Dortmund, mësoni të gjitha përballjet

Në ditën e sotme është hedhur shorti i Champions League. Një sezoni i ri ndryshe për kompeticionin më të rëndësishëm në Europë dhe një short tërësisht ndryshe. Tashmë me ndryshimin e formatit janë shtuar përballjet në atë që mund të quhet faza e grupeve, teksa në fillim është zgjedhur një ekip dhe më pas kanë dalë 8 ekipet e tjera që përcaktojnë rrugën e tij në Champions League.

Në foton më poshtë mund të shihni rrugëtimin për cdo ekip dhe për ta pasur disi më të thjeshtë po shpjegojmë rastin e Man City. Kjo skuadër do të luajë kundër Inter, PSG, Club Bruge, Juventus, Feynord, Sporting, Sparta Praha dhe Slovan Bratislava. Në të njëjtën mënyrë vazhdon shpjegimi për cdo ekip tjetër sa i përket rrugëtimit të tij. Dallohen shumë përballje të forta teksa do të kemi ndeshje të tipit Real-Milan, Real-Dortmund, Man City-PSG, Bayern Munich-Barcelona apo edhe Liverpul-Milan. /Sport Ekspres/