Elitës së trajnerëve po i shtohet një emër i ri. Xabi Alonso ka hyrë në librin e historisë së futbollit gjerman. Trajneri spanjoll ka ndërtuar një makineri të përsosur, Bajer Leverkusenin, e cila nuk njeh kundërshtarë këtë sezon.
“Aspirinat” kanë përfunduar sot me sukses ndeshjen e 33-të radhazi pa humbje përgjatë këtij sezoni. Një rekord i ri në futbollin gjerman, që më parë mbahej nga Bajerni i Mynihut, me 32 ndeshje radhazi pa asnjë humbje të vetme. Një sukses i vërtetë për Leverkusenin dhe për Alonson, që po marshon drejt titullit kampion në Bundesligë. Nuk është çudi që në të ardhmen e afërt gara e madhe në pankina të zhvillohet mes Guardiolës dhe Alonsos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/