“Hoqa çorapet dhe ia vendosa këmbën përpara fytyrës”, Murinjo zbulon çfarë i ka bërë lojtarit të tij: Ai nuk luajti më asnjë ndeshje me mua

Zhoze Murinjo ka treguar një histori interesante nga e shkuara e tij. Trajneri portugez ka zbuluar se dikur, nhë prej lojtarëve të tij refuzonte të kryente një injeksion. Murinjo i ka vendosur këmbën përpara fytyrës dhe e ka bërë vetë injeksionin, pavarësisht faktit se këmba e tij ishte në gjendje të mirë. Pas kësaj ngjarjeje, futbollisti në fjalë nuk luajti më asnjë ndeshje nën drejtimin e Murinjos.

“Dikur kisha një lojtar që nuk donte të merrte një injeksion të vogël për të luajtur një ndeshje. Hoqa këpucën dhe çorapet, ia vura këmbën pikërisht përpara fytyrës dhe i thashë mjekut: ‘Më bëni injeksionin’. Ai ma bëri dhe gishti im i këmbës ishte perfekt.

Pastaj i thashë lojtarit: ‘Eja, edhe ti mund ta bësh’. Ai tha: ‘Jo, je i çmendur’… mirë”. Ai nuk luajti asnjë ndeshje me mua pas kësaj”, ka treguar Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/