Zbignjiev Bonjeku ka komentuar përballjen mes Polonisë dhe Shqipërisë. Legjenda e futbollit polak ka theksuar se parashikon një ndeshje të vështirë. Ai, në një intervistë për “Sport.pl”, ka thënë se shqiptarët janë të paparashikueshëm dhe se po kalojnë formën më të mirë në historinë e saj.
“Të gjithë e dimë se çfarë është në lojë. Një humbje kundër Shqipërisë do të ishte një goditje shkatërruese për futbollin polak. Trajneri do të kalonte njëperiudhë shumë të vështirë dhe Robert Levandovski ndoshta do të jepte dorëheqjen nga ekipi kombëtar.
Askush prej nesh nuk mund ta kishte imagjinuar, por kundërshtari ynë është vërtet i papërshtatshëm dhe aktualisht po përjeton momentin e tij më të mirë . Ky është një ekip me përvojë dhe inteligjent që e tejkaloi Poloninë në kualifikueset e EURO 2024, dhe ndeshja në Varshavë në mars 2023 përfundoi me një fitore me fat 1-0 për ekipin tonë. Në gjysmëfinalet e “play off”-eve të Kupës së Botës, Polonia është favorite, por nuk do të jetë një formalitet. Nuk pres një fitore të lehtë. Shqiptarët janë të paparashikueshëm “, është shprehur Zbignjiev Bonjeku./Sport Ekspres/