Mesfushori gjerman Toni Kroos është gati të varë këpucët e tij. Ai tashmë i ka thënë lamtumirë Real Madridit. Pas fitimit të Superkupës së Spanjës në fillim të vitit, në Santiago Bernabeu u festua titulli i kampionit të Spanjës dhe më pas u fitua edhe Liga e Kampionëve.
Kështu, me fitimin e Ligës së Kampionëve, Kross i tha lamtumirë Real Madridit dhe ndeshjet e fundit të karrierës së tij do t’i luajë me fanellën e kombëtares gjermane. Vendi i tij do të presë Kampionatin Evropian nga 14 qershori deri më 14 korrik.
Shumë janë të mendimit se Kross e mbylli shumë shpejt. Kështu e mendon edhe Carlo Ancelotti, i cili pret që mesfushori të ndryshojë mendje. Ancelotti tha se nëse Kross ndryshon mendje, mjafton një telefonatë dhe do të rifillojë gjithçka në Madrid. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/