I FUNDIT/ Italia përballet me Turqinë në prag të Europianit, zbuloni formacionin e kundërshtarëve të Shqipërisë

Italia e Spaletit do të luajë sot takimin e parë miqësor në prag të Kampionatit Europian Gjermani 2024. Axurrët do të përballen me Turqinë, duke nisur nga ora 21:00. Kampionët në fuqi të Europës do të zbresin në fushë me formacionin 4-2-3-1.

Spaleti i beson portën Vikarios, ndërsa përpara tij në mbrojtje rreshtohen Di Lorenco në të majtë, Bastoni dhe Mançini në qendër dhe Dimarko në të djathtë. Zhorzhinjo dhe Kristante do të qendrojnë përpara mbrojtjes, ndërsa krahët përbëhen nga Orsolini dhe Kieza. Pelegrini qëndron mbrapa Reteguit, i cili do të jetë në majën e sulmit. Kujtojmë se Italia luan ndeshjen e parë në Euro 2024 përballë Shqipërisë, më 15 qershor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/