VIDEO/ Polemika për penalltinë e fituar nga Interi kundër Udinezes, ish-arbitri i Serisë A: VAR nuk futet fare zakonisht për raste të tilla, këtë herë ndërhyri

VIDEO/ Polemika për penalltinë e fituar nga Interi kundër Udinezes, ish-arbitri i Serisë A: VAR nuk futet fare zakonisht për raste të tilla, këtë herë ndërhyri

Interi arriti që të fitonte me shifrat 4-0 ndaj Udinezes. Megjithatë goli i parë i takimit erdhi nga një penallti e fituar nga zikaltërit, që ka shkaktuar jo pak polemika në rrjetet sociale. Shumë tifozë mendojnë se ajo penallti nuk duhej akorduar pasi në Serinë A janë parë raste të tjera, ku ndërhyrja ka qenë më e dukshme se rasti në fjalë dhe është dhënë vazhdimi i lojës.

Por si qëndron e vërteta për penalltinë e fituar nga Calhangolu? Giampaolo Calvarese, ish-arbitri, tregon në “Sky” se në raste të ngjashme arbitri e merr vendimin në fushë dhe VAR nuk ndërhyn. Për gjyqtarin e takimit, loja duhej të vazhdonte. Por pas thirrjes së VAR, rasti u rishikua me detajin më të vogël dhe u akordua 11-metërsh.

“Arbitri zgjodhi që të vazhdonte lojën në fillim. Më pas u thirr nga VAR për rishikim të momentit. Kontrolli në monitor ishte shumë i gjatë. Thirrja e VAR në një rast si ky ishte paksa e detyruara, në situata të tilla si kjo, intensiteti gjykohet direkt nga fusha dhe jo nga teknologjia. E sigurt që me gjyqtarin të vendosur përballë këtyre pamjeve, dhënia e penalltisë pastaj ishte e pashmangshme”, tha Calvarese. /Sport Ekspres/