Kampionati Europian ka nësuar gjysmëfinalisten e parë të këtij edicioni. Spanja ka eliminuar sot Gjermaninë në një nga ndeshjet më emocionuese të turneut. Iberikët ishin të par që gjetën rrugën e rrjetës. Dani Olmo shënoi gol një “penallti” në lëvizje në pjesën e parë të takimit, duke i dhënë epërsinë spanjollëve.
Gjermanët morën frerët e lojës në duar, por rezultati ishte i pandryshuar deri në minutën e 89. Kur spanjollët po përgatiteshin për festën, Virtci nxorri në pah këmbënguljen gjermane dhe ktheu baraspeshën në sekondat e fundit të kohës së rregullt. Megjithatë, Spanja u kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë. Në minutën e 119 të ndeshjes, pak para fundit të saj, Merino prfundoi i pambuluar në zonë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Në fund spanjollët triumfuan me shifrat 2-1 dhe prenë biletën për në gjysmëfinale, ndërsa Gjermani i tha sot lamtumir EURO 2024-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/