Lorent Tolaj është një prej sulmuesve më në formë aktualisht nga futbollistët shqiptar. Lojtari i Bristol City ka shënuar dy gola në Championship, në një kampionat ku Armando Broja nuk ka gjetur ende golin e parë.
Por mesa duket do të duhet koha që Tolajn ta shohim veshur me fanellën e Shqipërisë ose në rastin më të keq, nuk ka për të ndodhur kurrë. Kjo pasi sipas raportimit të “Kosovo Football”, sulmuesi ka refuzuar ofertën e Shqipërisë dhe Kosovës pasi dëshira e tij kryesore është që të luajë për Zvicrën. /Sport Ekspres/