Interi vazhdon të qendrojnë në krye të Serisë A edhe pas javës së 28. Zikaltrit fituan me përmbysje kundër Moncës, duke shënuar një tjetër sukses në kampionat. Inzagi ka deklaruar pas përfundimit të ndeshjes se i ka përqafuar të gjithë lojtarët një e nga një, pasi janë duke dhënë çdo gjë nga vetja. Sa i përket deklaratës së tij se Interi synon tripletën, trajneri italian ka korrgjuar veten. Ai është shprehur se në realitet, zikaltrit janë në garë për 4 trofe, pasi duan të fitojnë edhe Botërorin e Klubeve në verë.
“Përgëzime Moncës, por përgëzime edhe për djemtë e mi. Mbetëm sërish me mendje të kthjellët. Vendosëm një rekord goditjes, mendoj se ishin 30-31. Në Serie A të gjitha ndeshjet janë të vështira. I përqafova çunat e mi një e nga një. Po më japin gjithçka që kanë. Shenja e 3-shit? Gabova. Duhet të më korrigjonit menjëherë, sepse numri i duhur është 4. Është edhe Botërori për Klube”, është shprehur Simone Inzagi./Sport Ekspres/