Adeyemi ishte ndër të paktët lojtarë që ndezi ndeshjen Shqipëri-Serbi teksa publikon një foto duke bërë shqiponjën dhe duke treguar UCK. Për shkak të lidhjes së tij me këngëtaren shqiptare, Loredanën, Adeyemi është lidhur edhe me ngjyrat kuqezi. I ftuar në Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, Dritan Dervishi, zyrtari i Veronës, tregon batutën që ka bërë me Armand Dukën në lidhje me këtë lojtar.
“Kur iku në një ndeshje Silvinjo për të parë Dortmund-Barcelona në mos gaboj, i thashë Dukës: “Përse nuk e marrim Adeyemin?”. Përse më tha? Po sepse e ka nusen shqiptare”. Humor, po është më nacionalist se disa shqiptarë që kur i flasin shqip dhe e takojnë te Dortmundi, mezi pret dhe i flet edhe ai në gjuhën shqipe. Është një djal shumë simpatik”, tha Dervishi. /Sport Ekspres/