Super Egnatia! I vetmi ekip që nuk njeh krizë rezultatesh në Superiore, fiton me Dinamon dhe arratiset në kryesim

Super Egnatia! I vetmi ekip që nuk njeh krizë rezultatesh në Superiore, fiton me Dinamon dhe arratiset në kryesim

Egnatia është i vetmi ekip në Superiore që nuk njeh krizë rezultatesh. Ekipi i Tetovës ka fituar edhe në ditën e sotme kundër Dinamos, 1-2, duke u shkëputur me 5 pikë nga Partizani. Goli i parë në ndeshjen e sotme do të gjendej nga Zejnullai në minutën e 17.

Ndërkohë barazimi i vendasve erdhi me Zabërgjan, i cili me një supergol shtangu Egnatian në të 67. Goditja e fundit erdhi nga Egnatia me anë të Isgandarli, i cili shënoi në të 80 dhe i tregon drejtuesve se investuan jo më kot në të në merkato. /Sport Ekspres/