Foto Strakosha ishte i ftuar në “Abc News” ku foli sa i përket karrierës së tij dhe njëkohësisht ecurisë së djalit, Thomasit. Foto është ndalur gjatë edhe te dy ndeshjet e qershorit për Kombëtaren, atë kundër Serbisë dhe njëkohësisht kundër Letonisë.
“Thomasi ka pasur shumë disiplinë, nuk pinte kurrë alkol, flinte herët, ka sakrifikuar shumë. Nga ana tjetër Dhimitri, djali tjetër, ishte një talent i lindur nga Zoti, kishte shumë më tepër talent se Thomasi, por nuk zgjodhi të sakrifikonte. Nuk do të doja kurrë që Thomasi të bëhej portier sepse e kam vuajtur vetë atë gjë dhe kur e shikon te fëmija, është shumë më tepër emocionale. I thashë, por Thomasi nuk më dëgjoi.
Je vetëm ti dhe rrjeta, je vetëm ti dhe dëshpërimi. Ndeshjet e Kombëtares ishin të ndryshme, me Serbinë jemi gëzuar të gjithë me mënyrën sesi kemi luajtura ty, me Letoninë pastaj, jemi dëshpëruar. E kemi pasur gjithmonë në histori këtë, kur duhet të fitojmë, na kap pak mosbesimi ose frika.
Ne duhet të shohim që të fitojmë edhe në një ditë kur ekipi nuk është në gjendje të mirë. E kam thënë edhe më parë, do ta ndërroja kualifikimin në Europian me atë në Botëror sepse nëse shkon në Botëror, aty tregohet rritja e madhe, ndërsa të qëndrosh dhe 9 vite të tjera dhe të kualifikohesh prapë në Europian, aty pastaj, nuk ka një rritje të madhe. Gjithsesi, uroj shumë që të marrim më tepër nga ky grup sepse është vërtet një brez shumë me cilësi”, tha Foto Strakosha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/