Debutim në mbrëmjen e gabuar, Marash Kumbulla sheh Fiorentinën t’i shënojë 5 gola Sasuolos

Ajo që pritej të ishte një mbrëmje e lumtur për Marash Kumbullën rezultoi një në makth për të. Mbrojtësi shqiptar debutoi sot nga minuta e parë për Sasuolon, duke luajtur kështu ndeshjen e parë si titullar në këtë sezon të Serisë A. Por debutimi i tij në formacion erdhi në mbrëmjen e gabuar.

Sasuoloja u mposht me goleadë në transfertën kundër Fiorentinës. Kumbulla ka parë plot 5 herë topin të hynte në portën e tij, teksa vjollcët triumfuan me shifrat e thella 5-1.  Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi qendroi në fushë deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/