Igli Tare ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ora News”, ku ka folur edhe për të ardhmen e tij. Ish-drejtori sportiv i Lacios është i hapur për një përvojë të re. Ai ka thënë se po pret për një projekt ambicioz që ta bindë të rikthehet në rolin e drejtorit sportive.
“Ka qenë një moment shumë i mirë për jetën time, sepse pas 15 vjetësh pata mundësinë që t’i dedikohesha pak vetes sime dhe familjes sime. E bëra me vetëdije këtë largim, sepse e kisha shumë të nevojshëm. Në të njëjtin moment po pres një opsion të një projekti të një klubi që duhet të jetë ambicioz dhe ka nevojë për një drejtor sportive si puna ime, me karakteristikat e mia. Por deri tani çdo gjë që ka dalë nuk ka qenë e vërtetë”, ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/