Igli Tare ofron 30 milionë euro për lojtarin shqiptar, në garë është edhe Mançester Junajtedi

Igli Tare është mjaft aktiv në këtë merkato verore, teksa po ndërton Milanin e sezonit të ardhshëm. Reparti ku po përpiqet të ndërhyjë më tepër është ai i mesfushës. Pas Modriçit dhe Xhakës, Tare po negocion edhe për Ardon Jasharin.

Mesfushori shqiptar është cilësuar si lojtari më i mirë i kampionatit belg dhe për këtë arsye interesi rreth tij është i madh. Drejtori sportiv i Milanit i ka ofruar 25 milionë euro Klub Bryzhit, si dhe 5 milionë të tjera në formën e bonuseve. Por klubi belg kërkon më tepër për 22-vjeçarin. Mësohet se në garë për kartonin e Jasharit është edhe Mançester Junajtedi./Sport Ekspres/