Ilir Daja ka Dinamon si zgjedhje të parë në Shqipëri, pritet largimi nga Ballkani

Pavarësisht se gjithçka dukej perfekte, një histori dashurie që do të zgjaste përjetësisht, gjithçkaje në jetë i vjen fundi. Edhe historisë së suksesit të Ilir Dajës te Ballkani. Trajneri shqiptar pritet që të largohet nga kjo skuadër dhe të rikthehet në Shqipëri.

Sipas asaj që raporton “Top Channel”, zgjedhja e parë e Dajës në Shqipëri do të jetë Dinamo dhe jo Partizani. Të kuqtë e kanë gjithmonë Dajën si një dëshirë për ta rikthyer dhe për të dërguar deri në fund misionin e lënë në gjysmë të rrugës, por trajneri është më i prirur të shkojë tek Dinamo në rast se do të largohet zyrtarisht nga Ballkani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/