Interi ka pësuar sot humbjen e parë në këtë fazë përgatitore në prag të sezonit të ri. Zikaltrit kanë zhvilluar miqësoren e 4-t për këtë verë, të cilën e humbën me shifrat 0-2 përballë Al-Itihadit. Skuadra arabe shënoi nga një gol në secilën pjesë.
Diabi zhbllokoi rezultatin në minutën e 25 të takimit, ndërsa në të 47-n ishte po ai që dyfishoi shifrat. Minuta në këtë ndeshje pati edhe për Kristjan Asllanin, i cili hyri në fushë si zëvendësues. Ndeshja e fundit miqësore për Interin do të jetë ajo kundër Çelsit më datë 11 gusht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/