Interi është në një formë fantastike këtë sezon. Kjo skuadër po kryeson renditjen në Serinë A, ndërsa në Champions League do të përballet me Atletico Madrid. Dy ndeshje që vijnë radhazi në pak ditë e kanë detyruar trajnerin që të ndryshojë strategjinë.
Pas dy ditësh Interi do të përballet me Salernitanën. Pavarësisht se është një ndeshje e lehtë në letër, zikaltërit janë të detyruar për të fituar, në mënyrë që të ruajnë distancën me Juventusin. Megjithatë trajneri do të aktivizojë Bisseck, Dumfries, Klaasen, Asllanin dhe Arnautivic nga minuta e parë pasi në mesjavën e ardhshme, Interi do të përballet me Atletico Madrid. /Sport Ekspres/