Ish-lojtari i Italisë i jep një këshillë trajnerit të Interit: Nëse do të isha Chivu, do ta mbaja Kristjan Asllanin afër vetes

Shumë diskutime ka pasur për performancat e Kristjan Asllanit te Interi. Mesfushori shqiptar dha shumë sinjale të mira në Botërorin e klubeve, por eleminimi i parakohshëm i zikaltërve sigurisht ndikon jo fort mirë te shqiptari që kishte shansin e artë për të treguar akoma edhe më shumë nga vlerat e tij pasi kishte fanellën e titullarit.

Ish-lojtari i Italisë, Luciano Zauri, e ka vlerësuar shumë mesfushorin e Shqipërisë. “Asllani? Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe unë e njoh mirë, e kam parë nga afër. Nëse do ta isha në vendin e Chivu, do ta mbaja afër vetes sepse është shumë i mirë dhe do të rritet akoma më shumë”, tha Zauri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/