Ishte “dhurata” e Barcelonës për 123 vjetorin e Realit të Madridit, i shkatërrojnë madrilenet me goleadë

Reali i Madridit ka festuar sot 123 vjetorin e krijimit të klubit. Që prej atëherë ka lindur një histori e gjatë lavdie, që dëshmohet nga trofetë e shumtë të fituar ndër vite. Por kundërshtari i tyre i përjetshëm, Barcelona, nuk i ka kursyer golat as në këtë ditë të shënuar për “los blancos”-at.

Vajzat katalanase kanë shkatërruar me shifrat 5-0 ekipin e femrave të Realit të Madridit. Ndeshja ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretëreshës. Kjo ishte “dhurata” e Barcelonës në 123-vjetorin e Realit të Madridit, që padyshim nuk do të jetë pritur mirë në kampin madrilen./Sport Ekspres/