VIDEO/ Kristjan Asllani “vishet” me flamurin kuqezi në festën e titullit, këndon në kor së bashku me tifozët

Rrugët e Milanos sot janë mbushur me ngjyrat zikaltër. Lojtarët e Interit kanë bërë paradën e kampionit përpara tifozëve, për të festuar kështu titullin e 20 në Serine A. Pjesë e festës ishte edhe Kristjan Asllani. Mesfushori 22-vjeçar mbante në supet e tij flamurin kombëtar, atë kuqezi.

Së bashku me Arnautoviçin ka kënduar ka kënduar në kor së bashku me tifozët, të cilët ndiqnin autbosin zikaltër në rrugët e qytetit. Kënga në fjalë i kushtohej Hakan Çalhanoglusë, që ishte një pikë kyçe në fitimin e këtij trofeu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/