Diogo Jota është tema e parë në mediat sportive ndërkombëtare pas tragjedisë së ndodhur me të dhe vëllain e tij. Ndërkohë një rrëfim emocionues i një prej tifozëve të Liverpul, që po bën xhiron e rrjeteve sociale ka prekur shumë njerëz. Jo vetëm për Diogo Jotën, por për faktin se tregohet qartësisht pjesa se futbolli nuk është vetëm një lojë, është më shumë sesa kaq, ka fuqi shumë më të madhe. Tifozi në fjalë i Liverpul po mendonte të vriste veten, ndërkohë një fjali e thënë nga ana e Diogo Jotës, e ka bërë atë që të ndryshojë planet dhe të shpëtojë.
“Vuajta shumë nga depresioni në vitin 2022 dhe kisha mendime vetëvrasëse. Në atë pikë, gati sa nuk kryeva vetëvrasje tri herë. Kjo do të ndryshojë pas një momenti të caktuar, dhe çelësi është ndeshja e raundit të fundit që Liverpool luajti kundër ëolverhampton. Shkova në ndeshjen Liverpool – ëolverhampton me babanë tim. E humbëm titullin. Qëndruam pas ndeshjes për të duartrokitur lojtarët dhe stafin e trajnerëve që e bënë të mundur këtë sezon. E bëra nga respekti për njerëzit që ma bënë jetën disi më të durueshme gjatë kohërave të mia më të vështira”, shkroi një përdorues i Reddit në fillim të rrëfimit të tij.
Që nga ai moment, jeta e tij mori një kuptim tjetër. “Kulmi? Ishte ndërsa Jota po ecte nëpër fushë duke duartrokitur tifozët dhe të tjerët që erdhën në ndeshje. Në fund ai u ndal aty ku isha unë në tribuna dhe tha diçka të çuditshme, të cilën nuk do ta harroj kurrë. As nuk e di nëse mu drejtua mua direkt apo jo. ‘Shpresoj të të shoh këtu sezonin tjetër’. Ajo fjali e mallkuar. Më mbeti në kujtesë. Duhej të kthehesha sezonin tjetër, Jota donte që unë të isha këtu. Edhe nëse vetëm një person donte që unë të isha këtu, duhej të shkoja atje për Jotën, isha atje, duke mbështetur ekipin tim dhe njeriun që më shpëtoi jetën për të. Jam unë në një farë mënyre i rrënuar.
Isha mirënjohës që klubi krijoi një libër ngushëllimesh që kushdo mund ta nënshkruante, më dha një shans t’i thoja lamtumirë dikujt që e doja dhe e respektoja vërtet. Faleminderit, Jota, për gjithçka që ke bërë për mua. Edhe nëse nuk ishte menduar për mua, vetëm për turmën, ti më shpëtove jetën. Ndërkohë ti ike nga kjo jetë dhe unë nuk mund të bëja dot asgjë për të shpëtuar ty”, tha tifozi i Liverpul. /Sport Ekspres/