“Ishte një ndeshje e vështirë për t’u përgatitur”! Trajneri i Partizanit flet për barazimin me Egnatian: Kishim raste për të shënuar

“Ishte një ndeshje e vështirë për t’u përgatitur”! Trajneri i Partizanit flet për barazimin me Egnatian: Kishim raste për të shënuar

Egnatia dhe Partizani e kanë mbyllur në barazim ndeshjen mes tyre. Pikërisht në minutën ku u la në datën e 11 nëntorit, në datën e tragjedisë, atje ku Dëamena ndërroi jetë. Kështu takimi i sotëm rinisi në minutën e 24, me pjesën e parë që nuk kishte thuajse asgjë të bukur.

Në të dytën, ndeshja ndryshoi dhe u krijuan shumë raste nga të dy ekipet, sa në njërën portë e në tjetrën. Por portierët u kthyen në protagonistët e takimit dhe arritën që të mbanin portën e paprekur, të paktën për ditën e sotme pasi në 11 nëntor ishin shënuar dy gola, nga një për secilën skuadër. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Abilaliaj: “Ishte një ndeshje e vështirë për ta përgatitur. E nisnim në minutën 24. Çdo gjë shkoi siç e kishim punuar. Në pjesën e dytë patëm raste për të shënuar. Keqardhje, kaq shumë raste flagrante ndaj një ekipi të fortë, nuk shpërdorohen. Kur ishim të plotë nuk u rrezikuam. Në pjesën e parë vetëm një goditje standarde nga vendasit,  në pjesën e dytë nuk na rrezikuan. Ne patëm raste me Rrapajn, Sembene, Carën dhe flagrant ishte ai i Mensah.  Ndeshje e luftuar dhe sakrifikuam, ku na u dëmtuam edhe dy qendërmbrojtësit. Si vajti ndeshja, jemi deri diku të kënaqur. Është e vështirë të analizoj këtë ndeshje. Na kishte mbetur vetëm një stop ndërrimi pasi aktivizuam Mensah, pasi kur rinis ndeshja i kishim bërë dy ndërrime. Ndaj në stopin e fundit të ndërrimeve, donim që të gjithë lojtarët tanë në formë ti kishim në fushë, morëm këtë vendim që të përdornim ndërrime dhe të ndryshonim lojën. Është e vështirë të llogaris ndërrimet, ishim edhe të cunguar. Falënderoj çunat opër angazhimin dhe për pikën”.

Tetova: “Dëamena? I kërkova djemve që ne këtë dhimbje ta kthejmë në forcë dhe sot ishte arsye më shumë për ta bërë dhe të kemi vazhdimësi. Rastet janë aty, nuk është shënuar gol, e kishim ndeshjen në kontroll, sidomos në pjesën e dytë, me raste më të pastra. Por edhe Partizani kishte raste e mund të shkonte edhe fitore edhe humbje kjo ndeshje. Ajo që dua më shumë të theksoj, është që i kënaqem një ndeshje të bukur të dy ekipeve, me meritë në vendin e parë. Kishte raste e luftë, ndaj më pëlqeu. Duamena? Normalisht ndjehet mungesa, ekipi ishte mësuar me Rafan. Normalisht për ne duhet të vazhdojmë përpara dhe t’u japim forcë këtyre djemve se janë edhe 24 djem të tjerë që duan të vazhdojnë kampionatin deri në fund”