Islandezët duket se kanë gjetur formulën se si të mposhtin me goleada ekipet shqiptare. Pas humbjes së thellë 5-0 të Egnatias në Islandë kundër Breidablikut, regjistrohet një tjetër turpërim për ekipet shqiptare. Mbrëmjen e sotme, ajo që e pësoi në Islandë ishte Malisheva. Skuadra nga Kosova është mposhtur me shifrat 8-0 nga Vikinguri. Një humbje poshtëruese, e cila ka shmangur një derbi shqiptar në Ligën e Konferencës.
Vllaznia ka siguruar kualifikimin në turin e dytë dhe kundërshtar kishte fituesin e çiftit Vikingur-Malisheva. Pas kësaj fitoreje të Vikingurit, shkodranët duhet të përgatiten mirë për dy sfidat që i presin, teksa kanë mundësinë të vendosin në vend nderin e ekipeve shqiptare përballë atyre islandeze./Sport Ekspres/