Italia ka barazuar sot në takimin e parë miqësor përpara të fillimit të Kampionatit Europian. Axurrët nuk kanë bindur kundër Turqisë. Ndeshja përfundoi në baraspeshë 0-0 dhe asnjëra prej skuadrave nuk arriti ta gjente rrugën e rrjetës.
Turqia luajti si e barabartë me kampionët në fuqi të Europës, të cilët nuk mundën të dominonin dot kundërshtarin. Statistikat ishin në baraspeshë, njëjtë si rezultati i ndeshjes. Sulmi i Italisë çaloi, teksa në 11 përpjekje për të shënuar, vetëm dy goditje ishin në kuadrat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/