“Jam krenar, sot më thanë që do të isha unë kapiteni”! Berat Gjimshiti e humbet fare pas fitores në finale: Nuk po e kuptoj dot se çfarë bëmë…

Berat Gjimshiti ka fituar titullin e Europa League, teksa sot ishte kapiten në përballjen e Atalantës kundër Leverkusen. Ekipi nga Bergamo fitoi me shifrat 3-0 dhe arriti që të ngre në qiell një trofe të rëndësishëm. Menjëherë pas takimit, Gjimshiti u shpreh:

“Është e vështirë që të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh, pas finales së humbur me Juventusin, është i pabesushëm. Morali nuk ishte më i miri, por nuk më interesojnë fare ato finalet e humbura. Shirti i kapitenit? Jam krenar, sot e mësova se do të mbaj shiritin në krahë. Por grupi është fantastik, sot nuk kishte histori në këtë ndeshje, luajtëm shumë mirë dhe fituam me meritë”, tha Gjimshiti. /Sport Ekspres/