“Jamali është Jamali, por Mesi është i papërsëritshëm”, De La Fuente premton: Finalja do jetë spektakël fantastik, do të mbizotërojë talenti

Luis De La Fuente ka folur në prag të fianles së Kupës së Botës 2026, e cila do të luhet mbrëmjen e nesërme duke nisur nga ora 21:00. Trajneri i Spanjës premton se skuadrat do të dhurojnë një spektakël fantastik dhe se në fushë do të jetë talenti ai që do të mbizotërojë. Sa i përket dy yjeve të kësaj finaleje, De La Fuente ka vlerësuar Jamalin, por sipas tij Mesi është i papërsëritshëm.

“Do të jetë një spektakël fantastik. Janë dy superekipe, me shumë ngjashmëri. Secili prej nesh do të përpiqet ta diktojë lojën në avantazhin tonë, por të dyja ekipet do të luajnë një ndeshje ku mbizotëron talenti. Gjyqtarët janë aty për të rritur spektaklin. Dhe ne jemi aty për t’i ndihmuar ata.

Jamali? Ai është mirë. Të gjithë janë stërvitur mirë. Le të shpresojmë që të mos ketë pengesa nesër. Lamini është Lamini, Mesi është i papërsëritshëm. Ai është një shembull. Qëndrimi i tij, sjellja e tij… Në moshën e tij dhe në një Kupë Bote kaq spektakolare”, ka deklaruar Luis De La Fuente./Sport Ekspres/