“Jemi këtu për të bërë të lumtur shqiptarët”, Ylber Ramadani: Duam të fitojmë, i kemi studiuar mirë spanjollët

Shqipëria luan sot, duke nisur nga ora 21:00, me Spanjën. Në prag të kësaj sfide vendimtare, Ylber Ramadani ka folur për mikrofonin e “TV Klan”-it. Mesfushori i Kombëtares kuqezi ka deklaruar se ekipi është përgatitur mirë për këtë sfidë dhe se do të luajnë për firore. Një rezultat që do t’i sillte kualifikimin historik Shqipërisë.

“Jemi përgatitur shumë mirë. Kemi dëgjuar fjalë tërë javën që ata do të luajnë me formacion të dytë, por ata nuk kanë formacion të dytë. Ata janë të gjithë njësoj. Do të hyjmë në fushë për të lënë gjithçka. I kemi studiuar mirë në mesfushë se si lëvizin. Jemi këtu për të bërë të lumtur të gjithë shqiptarët. Duhet ta mbajmë portën të paprekur, sepse duam të fitojmë. Nuk do të kemi mbulim një për një. Duhet të jemi kompakt si me Kroacinë”, ka thënë Ylber Ramadani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/