“Jemi të lumtur që e kemi”, lojtari i Trabzonsporit: Muçi bën diferencën, ishte i jashtëzakonshëm

Ernest Muçi po shkëlqen me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar ishte vendimtar në fitoren e fundit të skuadrës së tij, teksa i dha tre pikët me golin e shënuar në fund të takimit kundër Kocaelispor-it. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, shoku i tij i skuadrés, Folcareli, ka folur me superlativa për 24-vjeçarin. Lojtari i Trabzonsporit e konsideron Muçin një futbollist që është i aftë të bëjë diferencën në fushën e lojës.

“Po luajmë me Ernest Muçin, një lojtar që mund të bëjë diferencën dhe me një vetëbesim të pabesueshën. Si unë, ashtu edhe i gjithë ekipi, jemi të lumtur që e kemi. Ai luajti një rol të jashtëzakonshëm në këtë fitore”, ka deklaruar Tim Jacob Folcareli, citon “61Saat.com”./Sport Ekspres/