“Jemi të q*rë”, djali i Simeones nuk e fsheh mërzinë pas eleminimit: Një natë shumë e trishtueshme

Rrugëtimi i Atletikos së Madridit në Ligën e Kampionëve është ndërprerë në gjysmëfinale. Bardhekuqtë janë eleminuar sot nga Arsenali, i cili u kualifikua kështu pas 20 viteve në finale. Xhuliano Simeone ka falenderuar tifozët pas ndeshjes, teksa nuk e ka fshehur trishtimin që ka ndjerë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit.

“Një natë shumë e trishtueshme. Faleminderit të gjithë tifozëve që erdhën këtu dhe shpenzuan kohën dhe paratë e tyre për të na mbështetur ne. Nuk mundën t’u jepnim atë që donin. Gjithmonë përpiqemi të japim më të mirën, por nuk mundëm ta arrinim qëllimin tonë, i cili ishte të kalonim më tej. Jemi të trishtuar, të q*rë dhe na duhet të vazhdojmë përpara”, ka thënë Xhuliano Simeone pwr “Movistar”./Sport Ekspres/