Intervista e Sterling që cilëson Armando Brojën si një ndër lojtarët më të shpejtë në Europë ka bërë shumë jehonë në Shqipëri. Por jo vetëm Sterling, së fundmi është edhe ylli Mudryk që ndan të njëjtin mendim.
“Më i shpejti te Chelsea? Unë mendoj për veten, por kemi shumë lojtarë të shpejtë. Armando Broja dhe Malo Gusto janë shumë të shpejtë, edhe Sterling”, tha Mudryk. Ndërkohë Broja është duke bërë gati valixhet për t’u larguar nga Chelsea, teksa nuk ishte pjesë e ekipit për ndeshjen kundër Real Madrid. /Sport Ekspres/