“Ju betohem, nuk keni parë as 10% të Lamines”! Babai i Yamal kritikon tifozët e Realit: Tifozët e Barcelonës nuk e sulmojnë një talent të Real Madrid 

Mbrëmë, Barcelona barazoi 3-3 ndaj Interit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League para tifozëve të saj dhe Lamine Yamal ishte sërish në qendër të vëmendjes. Ky 17-vjeçar bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe meriton të gjitha lëvdatat.  Pas ndeshjes foli edhe babai i tij, Mounir, i cili nuk e fsheh se sa krenar është për djalin e tij, por tha se ende nuk ka treguar se sa i talentuar është në të vërtetë. ”Ju betohem që nuk e keni parë as 10% të asaj që mund të bëjë Lamine”, tha në fillim Mounir dhe shtoi. 

Ne duhet ta sulmojmë 17-vjeçarin që ka bërë tashmë 100 paraqitje për ekipin e parë të Barcelonës. Ne duhet të jemi krenarë dhe ta urojmë atë, në vend që të ankohemi sepse ai luan për këtë apo atë klub”.  Babai i Yamal njihet si një tifoz i pasionuar i Real Madridit, por kjo ndryshoi kur djali i tij filloi të luante për Barcelonën. 

“Është e trishtueshme të shohësh kritika dhe ofendime nga tifozët e Real Madridit në llogarinë e Lamine. Tifozët e Barcelonës nuk fyejnë asnjë të ri të Realit, apo ndonjë klub tjetër. Ju duhet t’i respektoni këta talentë të rinj dhe t’i ndihmoni ata të bëhen futbollistë edhe më të mirë”, tha babai i Yamal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/