Tiago Mota ka marrë sot fitoren e parë në drejtimin e Juventusit, megjithëse në një takim miqësor dhe që më tepër i vlen statistikave. Bardhezinjtë kanë mposhtur sot ekipin B. Historia e kësaj ndeshjeje u mësua që në pjesën e parë të saj.
Juventusi shënoi 4 gola në pjesën e parë të takimit, duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar që në fraksionin e parë të lojës. Danilo (26’), Weah (30’), Yildiz (39’) dhe Thuram (43’) shënuan golat në favor të “Zonjës së vjetër” përballë Juventus Next Gen-it. Në minutën e 57, tifozët e skuadrës italiane kanë pushtuar fushën dhe kanë ndërprerë përpara kohetakimin. Një veprim që është kthyer në traditë për ndeshjen brenda familjes. Përballja e radhës për Juventusin do të jetë ajo kundër Atletico Madridit më 11 gusht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/