Juventusi shkëputet nga vendi i 5, tashmë Champions-i është më pranë

Juventusi ka marrë fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë kanë mposhtur Bolonjën me shifrat 2-0. Dejvidi zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë të takimit, ndërsa më pas ishte Turami ai që dyfishoi shifrat në minutën e 57.

Kaq mjaftoi që Juventusi të siguronte 3 pikë mjaft të vyera. Tashmë bardhezinjtë janë shkëputur me 5 pikë diferencë nga Komo e vendit të 5-të, duke iu afruar gjithnjë e më shumë objektivit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/