E ardhmja e Kristjan Asllanit duket shumë larg Interit. Mesfushori shqiptar ka marrë shumë besim në fazën e fundit të kampionatit, atëherë kur ndeshjet filluan të humbnin vlerën për shkak të shkëputjes së Napolit në krye të tabelës.
Gjithashtu Asllani luajti për pak minuta edhe në finalen e Champions League, pasi PSG e kishte vendosur fatin e takimit. Por duket se edhe largimi i Inzaghit nuk do të jetë zgjidhje për shqiptarin, të paktën sipas mediave italiane.
Ato shprehen se Asllani me siguri që do të largohet nga Interi në merkaton e verës. Mediat në Itali theksojnë se Kristjani ka shumë aftësi dhe talent, por për ta shprehur atë kërkon besim dhe fushë, të cilën Interi nuk mund t’ia ofrojë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/