Ka lënë pa fjalë edhe Pep Guardiolën, arsyeja e çuditshme që Julian Alvarez kërkon të largohet nga Man City

Julian Alvarez raportohet se ka kërkuar një transferim nga Manchester City. Futbollisti argjentinas nuk është i kënaqur me minutat, por më së shumti nga klima dhe dëshiron të shkojë në rajone më të ngrohta. Gazetari Sam Lee ka marrë konfirmimin se sulmuesi 24-vjeçar synon të largohet.

“Julian Alvarez dëshiron të largohet nga Manchester City. Ai dhe familja e tij preferojnë një klimë më të ngrohtë dhe gjithashtu, Julian dëshiron më shumë hapësirë ??për të luajtur,” tha Lee. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/