Jasir Asani është padyshim lojtari i këtij viti te Shqipëria. Me golat e tij të mrekullueshëm, kuqezinjtë arritën që të na dërgonin në Europianin e Gjermanisë dhe arritën vendin e parë në grupin kualifikues.
Nëpërmjet një postimi, Jasir Asani ka shkruar disa fjale zemre për Shqipërinë, ku mes të tjerash mund të veçojmë. “Kam qarë si fëmijë kur erdhi ftesa e Shqipërisë, më është dridhur çdo qelizë e trupit. Kur vesh fanellën kuqezi kupton se stema që mban në gjoks vlen më shumë se emri dhe numri që është pas”. /Sport Ekspres/