Në Kroaci po i gëzohen rezultateve jo të mira të futbollit serb në arenën e futbollit europian. Indeks ka ardhur me një shkrim ku tregon statistikat që vijnë nga ekipet e Serbisë.
“Vazhdimi i turpërimit të Serbisë, janë më të këqinjtë në Europë, përpara San Marino dhe Gjibraltarit. Tingëllon e pabesueshme që klubet serbe kanë 33 humbje, dy fitore dhe një barazim në 37 ndeshjet e fundit.
Sa të tmerrshme janë klubet serbe në Evropë këtë sezon, dëshmon edhe faktin se me shtatë humbje dhe një fitore janë në pozitën e 54-të në Kontinentin e Vjetër. Kështu pas Serbisë janë xhuxhët si Andorra, Gjibraltari dhe San Marino”, shkruan Index. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/