Laci dhe Erzeni janë ndalur në një barazim pa gola në ndeshjen e sotme. Shumë raste për shënim nga të dy ekipet, por në fund një pikë e ndarë dhe rrjeta të paprekura. Një episod i rëndësishëm në këtë ndeshje ishte ai i minutës së 58.
Christian Lima do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe do të linte kurbinasit me 10 lojtarë. Erzeni nuk arriti dot që të përfitonte, ndërsa nga ana tjetër, Laçi vazhdon me problemin e mos gjetjes së golit. /Sport Ekspres/