Portieri i Interit i dhuron fitoren Real Madrid në Champions League, emocione dhe dramë në fund

Real Madrid e ka nisur me fitore aventurën në Champions League, duke mposhtur 2-1 Interin në “Santiago Bernabéu”, në një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione.

Skuadra e José Mourinhos e gjeti avantazhin në minutën e 14-të. Kylian Mbappé përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Interit dhe, pas asistit të Brahim Diaz, dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Vetëm në minutën e 23-të, Real Madrid dyfishoi avantazhin me Fede Valverden, i cili përfitoi nga një tjetër gabim i skuadrës italiane.

Interi nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë rriti ndjeshëm presionin. Përpjekjet e zikaltërve u shpërblyen në minutën e 77-të, kur Carlos Augusto shënoi dhe riktheu Interin në lojë.

Minutat e fundit ishin dramatike, me Interin që kërkoi me çdo kusht barazimin. Megjithatë, Thibaut Courtois ishte vendimtar për Realin, duke realizuar disa pritje të rëndësishme dhe duke ruajtur fitoren.

Në fund, Real Madrid mori tri pikët e para në Champions League, ndërsa Interi u largua nga Madridi me një humbje, pavarësisht reagimit të fortë në pjesën e dytë. /Sport Ekspres/